Lajme të mira për gjithë ju Beliebersat aty jashtë!
Nuk është tamam një video e Justin, pasi autorësia parësore i përket DJ Snake, por mund të ishte edhe e artistit kanadez duke gjykuar se sa shuë shfaqet në të. DJ francez sapo publikoi videoklipin e “Let Me Love You” në bashkëpunim me Justin Bieber dhe duhet thënë se ishte një kryevepër e vërtetë. Kënga na ofron një Bieber duke kujtuar me nostalgji dhe kënaqësi një marrëdhënie jo perfekte, e gjitha nën sfondin e një tingulli house tropikal të DJ Snake. Ndërsa, kur vjen puna për videon, e gjitha duket si filmi i një videoloje, dhe është çmendurisht seksi. Nuk jeni ende të qartë mbi të? Shiheni videon dhe do na kuptoni dhe ç’është më e rëndësishmja, nuk do zhgënjeheni.