Producenti i njohur dhe ylli i “The Black Eyed Peas”, will.i.am mendon se Justin Bieber meriton më shumë rëndësi nga sa po merr aktualisht. Këngëtari 40 vjeçar mendon se Justin, pavarësisht të kaluars së tij me probleme ku edhe është arrestuar për drejtim automjet në ndikimin e substancave, tashmë ka revolucionarizuar muzikën. Will deklaron se këngëtari kanadez gjatë 6 muajve të fundit e ka rindërtuar imazhin e vetes së tij duke i habitur të gjithë, pasi jo vetëm ka pakësuar dëmet kundrejt vetes, por gjithashtu është futur në muzikën underground dhe ia ka dalë ta nxjerrë në sipërfaqe, diçka për të cilën meriton t’i hiqet kapelja.
Ndërsa ky ndryshim në muzikë dhe sjellje ka habitur fansat dhe publikun, ndryshimet në pamjen e jashtme nuk janë diçka e re për Justin. Por ai ende ia del t’i lerë të gjithë me gojë hapur, pasi këtë herë i ka lyer flokët ngjyrë vjollcë. Ngjyrë pak e çuditshme, edhe për të.