Ju kujtohet kur Justin Bieber dhe Selena Gomez shoqëroheshin bashkë? Jo? E kuptueshme, sepse kjo ka kohë që ka ndodhur dhe të gjithë kanë ecur përpara. Të gjithë përvec Justin Bieber, i cili vazhdon të bëjë më të mirën kur vjen puna për të fituar dashurinë e tij të parë. Ai është parimisht në ngritje të marrëdhënies se tij, e cila është super dhe nëse e mendoni të vështirë, përfundimisht nuk është. Gjithsesi, edhe pse Selena e ka bërë shumë të qartë se po, tashmë është shumë vonë për të thënë më fal, Justin e ka “follow” në Instagram, Selena-n, të cilën ai kishte ndaluar së ndjekuri në nëntor të 2014.
Këngëtarja ende nuk e ndjek mbrapsht Justin, por ndjenjat e Justin kanë qënë të qarta gjithmonë. Kthehemi prapa në janar kur këngëtari kanadez është shprehur: "Çfarë po përpiqet ajo të bëjë me zemrën time tani? Bëj shaka. Ajo më do. Edhe unë e dua, gjithmonë. Unë dua vetëm që ajo të jetë e lumtur. E dua Selenën." Mesa duket ky djalë e dashuron marrëzisht atë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti themi Selenas që ta ndjekë Bieberin në Instagram. Hey Selena, bekojë zemrën e tij të shkretë!