Ishte “shumë zhurmë për asgjë”.
Ndërkohë që të gjithë menduan se Justin Bieber e zhduku Instagramin e tij përgjithmonë, sot ai iu vërteton atyre se e kanë gabim. Ka kaluar vetëm një javë që kur këngëtari çaktivizoi llogarinë e tij në këtë rrjet social, i detyruar nga komentet fyese të fansave të cilët nuk durojnë dot të dashurën e re si dhe nga komenti fyes i ish-it të Justin, Selena Gomez. Këngëtari i “Sorry” duket se nuk bën dot pa këtë rrjet social ndaj edhe sot i është rikthyer përsëri, ndërkohë që e vazhdon lidhjen me Sofia Richie.