Justin Bieber dhe Hailey Baldwin tani Bieber gjithashtu, kanë qenë për muaj me rradhë ndër çiftet më të përfolura në showbizz, e ndërkohë që mendonim se ishte diçka e përkohshme, gjërat mes tyre për një kohë fare të shkurtër u bënë mjaft serioze.
Tani çifti duken çdo ditë e më të dashuruar dhe ndarja duket mjaft e largët, sidomos pas kësaj që Justin ka bërë së fundmi për Haileyn.
Këngëtari i ka dedikuar modeles një tatuazh në trupin e tij.
Dhe jo nuk duket aspak si ato tatuazhet e zakonshme të çifteve, kjo kryesisht edhe sepse tatuazhi thuajse nuk dallohet fare.
Me një shkrim mjaft të hollë sipër vetullës, Justin ka bërë tatazh fjalën "grace" (mirësi) dhe duket se ka përmbledhur me një fjalë se çfarë është Hailey për të/
Epo jo më kot modelja është e dashuruar kokë e këmbë.