Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë padyshim një prej dysheve më të komentuara të showbizz-it edhe pse praktikisht të dy prej kohësh kanë qëndruar disi larg jetës së tyre profesionale.
E megjithatë ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke i lënë mjaft hapësirë fansave të tyre të zbulojnë më shumë për jetën e tyre si çift i martuar.
Bieber shpesh ka qejf të postojë foto të çuditshme dhe qesharake, të cilat shpesh komentohen dhe negativisht nga ndjekësit e tij, si për shembull gënjeshtra e 1 prillit ku ai postoi foto të Hailey duke shkruar se ajo ishte shtatzënë.
Por, kjo foto më e fundit e këngëtarit nuk ka mërzitur fansat, por ka inatosur vetë bashkëshorten e tij modele.
Justin ka postuar një foto të fytyrës së tij të modifikuar mbi trupin e modeles dhe kaq mjaftoi për të bërë xhiron e rrjetit.
"Interneti duhet të qetësohet, jailey është i vërtetë", ka shkruar Justin.
Menjëherë modelja ka komentuar: 'Lolol, e urrej këtë".