Një ndër lajmet më të komentuara sot është kriza nervore e Selena Gomez që është detyruar për t’u shtruar në psikatri. Menjëherë pas këtij lajmi, kanë qarkulluar foto të Justin Bieber i cili dukej shumë i mërzitur dhe ishte pa modelen Hailey Baldëin. Ai është parë me disa miqtë e tij të afërt në një kishë dhe nga fotot e kapura ai nuk dukej aspak në formë. Mediat e huaja e kanë komentur këtë gjë se për gjendjen e Justin ka ndikuar shtrimi i Selena Gomez në spital.
Selena aktualisht ndodhet në një qendër trajtimi të problemeve mendore dhe po bën një terapi për sjelljet dialektike, të cilën këngëtarja e ka realizuar edhe më parë. Më 23 shtator ajo tregoi se po bënte një pushim nga rrjetet sociale, me arsyen se komentet negative mund të lëndojnë këdo.