Ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me babain e tij. Pra, nuk është çudi që i ati Jeremy, u bashkua me Justin në ndalesën e rradhës të turit muzikor “Purpose”, në Berlin, për të kaluar disa çaste të bukura me djalin e tij të madh.
Teksa shijonte disa orë pushimi nga axhenda e tij shumë e ngjeshur, këngëtari 22 vjeçari, dukej në qejf pasi mbante një birrë në dorë në krah të babait të tij 41 vjeçar. Epo të shkosh në Berlin dhe të mos konsumosh birrë, nuk është gjë e mirë. Bëmë baba të të ngjaj! Bieber dhe i ati, pothuajse ishin veshur njëlloj, veçse me ngjyra të ndryshme. Gjithashtu mbanin nga një kapele në kokë, Jeremy e kishte vendosur normal atë, ndërsa Justin së prapthi.
Me siguri në këto momente nuk e ka ndjerë mungesën e Sofia Richie!