Ai ka një lidhje të veçantë me futbollin.
Justin Bieber mori një pushim nga turi i tij muzikor “Purpose” për të argëtuar me yjet e futbollit botëror. Duket sikur 22 vjeçari vendosi tu jepte disa “leksione” si shënohet goli, futbollistëve të Barcelonës, të cilët nuk arritën të shënonin ndaj Malaga në fundjavë. Këngëtari kanadez, ishte i pranishëm në qendrën stërvitore Joan Gamper të ekipit spanjoll ku nuk nguroi të bënte foto me treshen e sulmit Messi, Neymar, Suarez. Pasi pozoi me tridhmbëshin e sulmit, Justin zbriti në fushën e gjelbër për të trajnuar kundër Neymar dhe mesfushorit Rafinha.
Nuk i kemi vënë asnjëherë në dyshim aftësitë e Bieber në sportin e futbollit, dhe talentin e tij, mëngjarashi ,na e tregon edhe në këtë video të postuar nga profili zyrtar i Barcelona, ku ai realizon disa gola dhe pritje gjithashtu.
Në fund të fundit të gjithë duken në humor të mirë!