Asgjë nuk na duket çudi më nga Justin Bieber!
Këngëtari aktualisht po shijon lidhjen me të dashurën e tij seksi, Sahara Ray. Çifti ka nisur pushimet dhe nisur nga çmimet, duket se Bieber është siguruar që ato të jenë të paharrueshme. Në pushimet e tyre luksoze, përfshihet një rezidencë në breg të detit e kushton plot 6.8 milionë dollarë.
Pjesë e saj është një rrëshqitëse që nga kati i dytë dhe përfundon në pishinën e madhe, me një fushë tenisi, një fushë basketbolli dhe një kuzhinier privat. Burime pranë TMZ kanë raportuar qëndrimi në Hawai do ti kuhstojë autorit të hitit “Sorry”, 10.000 dollarë në natë.