IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Justin Bieber sulmohet në një klub nate në Gjermani, një vajzë i vjen në ndihmë [VIDEO]

Justin Bieber sulmohet në një klub nate në Gjermani, një vajzë i vjen në ndihmë [VIDEO]

Publikuar më: 13:49 25-09-2016

Justin Bieber e ka shumë të vështirë të mos përfshihet në telashe, edhe kur nuk është fajtor.

Ai aktualisht ndodhet në Gjermani për ndalesat e turit muzikor “Purpose”, dhe siç shpesh herë ka ndodhur, Bieber është përfshirë në një tjetër incident.

Këngëtari 22 vjeçar  po ecte mes turmës në klubin e natës “Heart” në Mynih, kur një person i panjohur u përplas me të, e tërhoqi nga bluza dhe e shtyu. Më pas partneri i tij i biznesit John Shahidi, e rrëzoi agresorin në tokë, dhe menjëherë “ëngjëlli” mbrojtës i këngëtarit Kanadez, një brune misterioze me veshje tradicionale gjermane, e largoi atë në një zonë të sigurtë, duke bërë të mundur  që sherri të mos merrte përmasa më të mëdha. Sipas dëshmitarëve për TMZ, personi që tentoi ta sulmonte ishte munduar gjatë gjithë natës që të tërhiqte vëmendjen e Justin, por pa sukses dhe kur u takuan ballë për ballë ai vendosi ta sulmojë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0017688274383545