Akoma pa mbaruar një sherr, nis një tjetër për këngëtarin Justin Bieber.
Këtë herë ai është kapur më një nga portalet online të cilët sipas tij publikojnë lajme të pavërteta deri edhe në shpifje. Vetëm para pak orësh Bieber postoi një foto në Isntagramin e tij në të cilën shkruhej: “Portali online HollywoodLife është i pavërtetë dhe lëndon me lajmet e tij.
Le ta bllokojmë dhe të bëjmë një peticion për ta mbyllur! Go!”, ka shkruar Justin. Le ta bllokojmë e ta‘shkatërrojmë këtë portal plehrë”, ka shtuar ai krah fotos. Nuk dihet ende arsyeja se pse ky portal e ka inatosur aq shumë këngëtarin , por duke patur parasysh lajmet e shumta që ata kanë postuar për të dhe Selena Gomez, me siguri ka abuzuar me lajmet mbi ish –çiftin.