INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber surprizon nxënësit e një shkolle, luan futboll me ta [FOTO / VIDEO]

Justin Bieber surprizon nxënësit e një shkolle, luan futboll me ta [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 20:07 14-10-2016

Justin Bieber është konfuz. Një herë refuzon t’i takojë, t’i përshëndes dhe të bëjë selfie me fansat, dhe herë tjetër ai bëhet pjesë e një seance stërvitore të disa nxënësve në një shkollë. Epo Justin e shfaq dashurinë në mënyrën si ai dëshiron.

22 vjeçari është në Londër për koncertet e tij, pjesë e turit Purpose, dhe sigurisht që ka nevojë për disa momente relaksi. Ai shkoi në shkollën “Highate” në pjesën veriore të Londrës për një ndeshje spontane me studentët, të cilët nuk mund ta lejonin Bieber të ikte pa bërë disa foto me të.

Trajneri Mario Noto u shpreh për The Sun se Justin e pyeti atë nëse mund të godiste disa penallti, pastaj pjesa tjetër është e gjitha histori. Ylli i muzikës pop, na tregoi edhe njëherë aftësitë e tij të mrekullueshme në këtë sport, dhe e ndaloi topin në rrjetë. Goooooaaaaalllll!

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055