Justin Bieber tregoi në një video ngacmuese të një dite më parë se videoklipi i këngës së tij më të re do të publikohej të nesërmen.
E thënë, e bërë! Për të gjithë beliebersat, është publikuar së fundmi kënga më e re e albumit “Purpose”, “Company”. Kënga e cilësuar si një nga të preferuarat e fansave është realizuar në një miksim copëzash video nga prapaskenat e koncerteve, turit, dhe pjesë nga pushimet e tij. Ai shfaqet krah miqve, familjes, ekipit të tij të bashkëpunëtorëve dhe fansave, si për të thënë se u duhet shoqëria dhe prania e tyre për të qenë i lumtur. Ky duket se është kuptimi i klipit “Company”, i cili pavarësisht një buxheti shumë të ulët, ka një mesazh për të shpërndarë. Megjithëse jemi skeptikë nëse i duhen vërtet fansat, për të cilët kërkoi që të mos i afrohen as për të bërë një foto në rast se e shohin në rrugë. Një tallje e mirëfilltë nga Justin apo thjesht një lëvizje popullariteti me memorie të shkurtër?