E keni pyetur ndonjëherë vetën se si e kalon Justin Bieber kohën e lirë? Edhe pse e ka mbyllur profilin e tij në Instagram, këngëtari 22 vjeçar ka gjetur një mënyrë për të mbushur kohën e tij boshe gjatë lundrimit në internet. Jo, nuk bëhet fjalë për video me mace ose me qenushin e tij Todd. Në vend të këtyre, ai ka zbuluar se cila është video e tij e preferuar. Na lejoni të shkatërrojmë përkohësisht jetën tuaj me këtë këngë të bezdisshme, ose jo.
“Video ime e preferuar në internet”, postoi Justin në Twitter, së bashku me disa ikona qeshje.
Kënga "Pen-Pineapple-Apple-Pen" është realizuar nga “Piko Taro”, i cili është një personazh i krijuar nga komediani japonez Kosaka Daimaou. Ndoshta me të vërtetë i ka pëlqyer Justin, ose thjesht ka bërë shaka me 88.4 milion ndjekësit e tij. Megjithatë me siguri do të rezultojë e suksesshme sepse është promovuar nga vetë ylli i muzikës.