INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber trondit të gjithë me deklaratën e tij: Fama më bëri të drogohem dhe të mendoj vetëvrasjen [FOTO]

Justin Bieber trondit të gjithë me deklaratën e tij: Fama më bëri të drogohem dhe të mendoj vetëvrasjen [FOTO]

Publikuar më: 12:08 03-09-2019

Justin Bieber është një ndër këngëtarët më të dashur dhe të preferuar për të gjithë njerëzit nëpër botë, po ashtu është aktiv në rrjetet e tij sociale ku ndan për të gjithë fansat e tij foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

jb.jpg

Së fundmi, ylli i muzikës ka bërë një postim mjaft prekës në Instagram, teksa ka folur për betejat me të cilat është përballur në jetën e tij.

Ai ka folur për sfidat që ka kaluar, të cilat i vijnë nga fama që në moshë të vogël, duke u shprehur se ishte vetëm 13 vjeç, kur admirohej nga miliona njerëz në mbarë botën.

‘Është e vështirë  të dalësh nga shtrati në mëngjes me qëndrimin e duhur, teksa ke një jetë të mbingarkuar. Ti duhet të përballesh me të kaluarën, punën, përgjegjësit, emocionet, familjen, financat dhe marrëdhëniet që ke. Ndonjëherë madje mund të arrish deri në pikën kur as nuk dëshiron të jetosh më.”- ka shkruajtur Justin.

Nuk është hera e parë që këngëtari ka folur për betejën e tij me depresionin që iu shkaktua nga fama.

Por në postimin e tij që bëri ditën e djeshme në Instagram, Bieber ka shkruar duke na treguar më shumë detaje të mëdha në lidhje me jetën e tij.

“Fillova të merrja drogë kur isha 19 vjeç. Më janë dashur vite për ta kaluar këtë dhe për të rregulluar marrëdhëniet e prishura , e për të ndryshuar zakonet e mia”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024728775024414