INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber turpëron fansin në skenë: “Mos më sillni më dhurata. Nuk dua t’ia di!”

Justin Bieber turpëron fansin në skenë: “Mos më sillni më dhurata. Nuk dua t’ia di!”

Publikuar më: 15:36 18-07-2016

Kujdes Belieber-a: Justin Bieber nuk i do dhuratat tuaja. Të paktën jo gjatë show-t të tij. 

Këngëtari duket se ka treguar një sjellje aspak të hijshme ndaj fansave në një prej koncerteve të tij. Teksa ata u përpoqën që t’i hidhnin në skenë dhuarata të çfarëdoshme, për Bieber ky ka qenë thjesht një gjest bezdisës.

“Kini vëmendjen. Shfrytëzojeni këtë moment për të më dëgjuar në vend që të më hidhni një kapele apo çfarëdo në skenë, sepse unë ndoshta nuk e dua atë ndyrësirë”  i është drejtuar ai turmës në New Jersey. Por nuk iu desh shumë për të kuptuar se gjithë sa tha kishte tingëlluar paksa mosmirënjohëse ndaj dhe shtoi: “Ndjesë, ajo që sapo thashë ishte e ligë”. Kjo vjen kohë pasi Bieber anulloi takimet me fansat në backstage si dhe lajmëroi në Instagram se nuk do të bënte më foto me ta. E gjitha sepse sipas tij, i merrnin shumë energji dhe e bënin të palumtur gjë që pa diskutim, zhgënjeu shumë fansa.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275