Që nga koha kur Justin Bieber i tha lamtumirë Instagram-it, ka qenë e vështirë të ishim të update-uar me situatën e tatuazheve. Por në një koncert mbrëmjen e kaluar, Bieber ngriti bluzën dhe zbuloi artin e fundit në trupin e tij, dhe me të vërtetë është diçka e bukur, dhe kjo duket edhe nga reagimi i fansave. Nëse hidhni një vështrim të gjatë në gjoksin e tij, ju do të shihni se aty shkruhet “SON OF GOD”, pra “Biri i Zotit” dhe është një plotësues i mirë i portretit të Jezu Krishtit në këmbën e tij, dhe kryqit në gjoks. Tani jemi në pritje të tatuazhit të rradhës.