INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber “zë mend”, nuk është mirë të bësh sherr [VIDEO]

Justin Bieber “zë mend”, nuk është mirë të bësh sherr [VIDEO]

Publikuar më: 20:27 13-06-2016

E patë sherrin e Justin Bieber para disa ditësh ku u grushtua me një person shumë herë më të madh se ai? Sigurisht që e keni parë, sepse ajo bëri bujë në rrjetet sociale. Mirëpo Justin, i qetësoi menjëhrë fansat, pasi postoi një foto në rrjetet sociale duke u treguar se nuk ka pësuar asnjë gërvishtje nga zënka, duke shkruar “Asnjë shenjë në fytyrën e këtij djali të pashëm”.  Këngëtari 22 vjeçar gjithashtu ka postuar një video duke bërë shaka me shokun e tij në lidhje me sherrin e ndodhur teksa qëndronin në ndenjëset e pasme të një makine. Shoku i tij, po i tregonte një  video dhe Justin e pyet atë: “A është një një video sherri? Sepse të bësh sherr nuk është një gjë e mirë”.

Mes të qeshurave shoku i thotë se kjo është arsyeja pse ti nuk merresh me djem me trup të mëdhenj. Justin gjithashtu shikon kamerën dhe buzëqesh. 

Article Logic
Execution time: 0.0026991367340088