INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber

Justin Bieber "zgjat" duart, prek të pasmet e të dashurës së re [VIDEO]

Publikuar më: 13:57 14-08-2016

Më në fund i’u rikthye buzëqeshja, sepse kishim kohë pa e parë të lumtur në krahët e një femre, që kur ishte në një marrëdhënie me Selena Gomez. Këngëtari 22 vjeçar është parë duke e shijuar në maksimum shoqërinë e Sofia Richie, e tashmë janë të pandarë, madje e kanë bërë “zyrtare” lidhjen e tyre edhe në Instagram, aty ku kanë postuar shumë foto së bashku. Mirëpo Justin duket sikur i ka rënë në kokë keq fare për Sofia, dhe për asnjë moment nuk mund t’i ndajë duart nga ajo dhe të pasmet e saj. Në një video që po qarkullon nëpër internet, gjatë një shëtitje të çiftit në Japoni, Bieber, e ka ulur më shumë seç duhet dorën, duke i prekur të pasmet, 17 vjeçares. Ashtu si fansat, edhe babai i Sophias, Lioner Richie mendon se ata janë çifti i duhur dhe beson se vajza e saj është në “duar” të mira. E shikoni? Ata kanë edhe miratimin e babait.

Article Logic
Execution time: 0.0032680034637451