Justin Bieber mund të jetë yll i muzikës pop për momentin, por performanca e tij e fundit la shumë për të dëshiruar.
22 vjeçari performoi live në BBC Radio 1 të enjten ku i zhgënjeu të gjithë. Disa gjëra nuk shkuan mirë për këngëtarin atë mbrëmjë; Së pari ai harroi fjalët e singëllit të tij me Major Lazer “Cold Water”. Më pas Bieber iu ka kërkuar falje fansave për rrëmujën e bërë me vargjet me justifikimin se nervat e tij nuk ishin në një moment aspak të mirë.
Por kjo nuk është hera e parë që Bieber harron tekstet dhe nuk është hera e parë që ai harron vargjet e kësaj kënge në veçanti.
Së dyti, Justin bëri diçka të pafalshme, duke kënduar versionin e këngës “Thug Mansion” të 2 Pac vetëm me një kitarë në sfond. Fansat e reperit nuk e mirëpritën aspak këtë tentativë të Bieberit që të këndonte këngën e legjendës së hip hop-it.
Megjithatë , performanca e këngëtarit të hitit “sorry”, në BBC nuk ishte edhe aq e keqe duke marrë parasysh qëi nuk ishte në formën e tij më të mirë.