Mes thashethemeve të fejesës në të cilat Justin dhe Hailey u përfshinë këtë fundjavë gjatë pushimeve të tyre në Bahamas, Justin Bieber e bëri lajmin e fejesës zyrtare në Instagram.
Goca bëhuni gati të qani sepse mesa duket Hailey ja ka mbledhur mirë këmbët djalit më të praptë në showbizz.
Justin ka bërë deklaratën më të ëmbël të dashurisë për Hailey dhe mund të themi se ajo është me të vërtet me fat. Nëse kjo lidhje zgjat sigurisht.
"Do të prisja pak për të thënë diçka, por fjala udhëton shpejt, dëgjoni thjesht dhe qartë, Hailey Unë jam kaq i dashuruar me gjithçka në lidhje me ty! Premtoj ta udhëheq familjen tonë me nder dhe integritet.Zemra ime është tërësisht dhe plotësisht e jotja dhe gjithmonë do të të vendos ty të parën. Ti je dashuria e jetës time Hailey Baldwin dhe nuk do të doja ta shpenzoja me asnjë njeri tjetër!"
Epo s'mund të themi gjë tjetër veçse urime çiftit dhe të shpresojmë më të mirën për ta. Dhe që Justin sigurisht të mbajë premtimet e dashurisë!