Çifti më i dashur i showbiz, Selena Gomez dhe Justin Bieber janë rikthyer sërish bashkë.
Prej disa vitesh të ndarë, ata vërtetuan edhe njëherë se dashuria e parë nuk harrohet. Dy këngëtarët u fotografuan bashkë ku dukeshin më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit. Megjithatë fetsat ende nuk po i kalojnë bashkë. Kjo sepse famija e Selena-s nuk është dakord për bashkimin e saj me Justin. Ata nuk e pranojnë këngëtarin në familjen e tyre ndaj ky i fundit as nuk e mori guximin të prishte festën e Falenderimeve në familjen e të dashurës së tij si një mënyrë për t’i bindur ata se tashmë ka ndryshuar.