INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin e ka të vështirë të thotë “Mirupafshim”, përlotet në skenë [FOTO / VIDEO]

Justin e ka të vështirë të thotë “Mirupafshim”, përlotet në skenë [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 17:46 13-11-2016

Jemi mësuar shpesh ta shikojmë Justin Bieber teksa thyen rregullat ose krijon situata të pakëndshme me fansat e tij, por mesa duket ai ka edhe një anë tjetër, është i ndjeshëm. Justin u përlot në skenë mbrëmjen e së premtes teksa u tha fansave polak mirupafshim.

Ylli kanadez po performonte këngën e tij të fundit të turit muzikor “Purpose” në Krakow, ku u pa duke fshirë lotët, por insistoi që ishin lot gëzimi.

Me pas ai u kërkoi fansave që t’i mësonin disa fjalë në gjuhën polake. “Si mund ta them “Të dua”? Si mund ta them në gjuhën polake?” Ndërkohë që një nga fansat e ndihmoi atë për ta thënë këtë frazë, ai dukej mirë me veten pasi ishte në gjendje për ta përsëritur disa herë.

Është e qartë se qëndrimi i Justin në Europën Lindore po shkon shumë më mirë se disa nga shfaqjet e tij në Angli.

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376