Justin Bieber ka qenë duke punuar pa pushim në turin e tij muzikor “Purpose” kohët e fundit, kështu që ishte e kuptueshme që atij i nevojiteshin të qëndronte disa momente vetëm, në kohën kur arriti në Boston këtë javë.
Ai shpesh herë na befason me veprimet e tij, ashtu sikurse këtë herë këngëtari i hitit “Sorry” doli në një shëtitje këmbëzbathur, ndërkohë që truproja i tij i mbante këpucët.
Sigurisht që fansat menjëherë nxorrën telefonat dhe kamerat e tyre për të fotografuar këngëtarin 22 vjeçar, por ata e kuptuan se ai me të vërtetë nuk ishte në humor për të bërë selfie me ta.
Lmaoo I was recording @justinbieber and he passed by me and said "don't do that" he was mad pic.twitter.com/CRsHxh6Pv3
— C. (@_SheWillBLoved) May 9, 2016
Edhe pse Justin nuk pranoi ta përqafonte fansen, ajo është ndjerë e vlerësuar, nga prania e tij.