Romanca mes Justin Bieber dhe Sofia Richie është ende e ndezur, dhe çifti i njohur do të takojnë njëri-tjetrin shumë shpejt. Nëse ishit të shqetësuar se marrëdhënia e tyre po ftohej, gaboheni. Jo vetëm që është e fortë, por tashmë Hollywoodlife.com bën me dije se ajo do të forcohet më shumë, pasi Justin dhe Sofia do të bashkohen në turin muzikor të 22 vjeçarit “Purpose”.
Një burim i afërt me çiftin u shpreh për sajtin e njohur se Sofia do ta takojë shumë shpejt atë. “Bieber e ftoi të dashurën e tij 18 vjeçare t’i bashkohet atij gjatë turit në Europë, dhe ajo do ta pranojë ofertën”.
Këto detaje të reja vijnë vetëm një ditë pasi Sofia zbuloi në Snapchat se ajo kishte bërë një foto të rë pasaporte, ndërkohë që kishte shkruar “Nuk jam e mërzitur me të”. Më një foto të përditësuar të pasaportës, ajo padyshim është gati të udhëtojë në Europë me të dashurin, ashtu siç bëri edhe në Azi.