INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin refuzon shifra marramendëse për të kënduar në fushatën e Trump. LeBron James ka gisht në vendimin e Bieber

Justin refuzon shifra marramendëse për të kënduar në fushatën e Trump. LeBron James ka gisht në vendimin e Bieber

Publikuar më: 16:46 29-07-2016

Nuk ka asnjë shumë parash që të bindë Justin Bieber të mbështesë partinë Republikkanë. Këngëtarit kanadez i është ofruar një shifër e madhe prej 5 milion dollarë për të kënduar në koncert për Konventën Kombëtare të Partisë Republikane, në Cleveland, bën me dije TMZ. Për ta bindur 22 vjeçarin, organizatorët i kanë thënë menaxherit të Justin, se ky koncert prej 45 minutash, nuk do të jetë politik, dhe nuk do t’i kërkohet të mbështesë Donald Trump, por as ta shajë atë. Madje ata i kanë thënë se në koncert do të jetë i pranishëm edhe, LeBron James, fans i të cilit është Bieber. Për ta vërtetuar këtë, menaxheri i Justin, kontaktoi menaxherin e LeBron, dhe rezultoi se ajo ishte thjeshtë një gënjeshtër, e menjëherë ylli i NBA, i ka thënë atij që mos ta pranojë ofertën.  

Menaxheri i Bieber, Scooter Braun është një mbështetës i zjarrtë i Hillary Clinton, dhe me shumë mundësi ai dhe LeBron kanë ndikuar në vendimin e këngëtarit kanadez. 

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773