Ai fitoi çmimin “Kënga e Vitit” në ceremoninë e së dielës të iHeartRadio Music Awards.
Dhe ndërkohë që të shumtë ishin ata që kohën e tyre në skenë e shfrytëzuan për të dhënë falenderime, Justin Timberlake e shndërroi momentin e lavdisë në një çast vërtetë altruist. Në vend që të përqëndrohej tek fitorja e tij, ai i dedikoi gjithçka fansave të tij më të vegjël. Artisti 36 vjeçar shfrytëzoi mundësinë kur të gjithë sytë u drejtuan tek ai për të shpjeguar se kënga fituese “Can’t Stop the Feeling” u realizua për t’u dhënë fjalë fuqizuese të rinjve të botës anembanë. Madje JT pranoi gjithashtu se “ndonjëherë i duket vetja i vjetër ndonjëherë dhe kjo gjë e bën që të ndjehet sërish i ri”. Duhet thënë se 36 vjet nuk janë në asnjë lloj mënyre shumë, por kur e bën këtë punë që në moshë 16 vjeçare fiton statusin e veteranit pa më të voglin dyshim.
This is our JAM! @jtimberlake takes home Song of the Year! ?#iHeartAwards pic.twitter.com/zLhre8ygWx
— TBS Network (@TBSNetwork) March 6, 2017