INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Timberlake frymëzohet nga Kanye West [FOTO]

Justin Timberlake frymëzohet nga Kanye West [FOTO]

Publikuar më: 11:33 09-09-2016

E ka zhvendosur paksa vëmëndjen nga muzika për tu rikthyer në botën e modës.

Kjo pasi Justin Timberlake prej 4 vitesh e kishte lënë pasdore koleksionin e tij të veshjeve “William Rast”.  Pasi  u bë baba, këngëtari realizoi hitin “Can’t stop the feeling” dhe duket se pas kësaj vendosi të bëjë pak pushim në muzikë. Vetëm pak kohë para nisjes së javës së modës në New York ai i ka dhënë dorën e fundit koleksionit të tij “William Rast” bashkë me mikun e fëmijërisë, Trace Ayala të cilët po mendojnë të sjellin stilin e veshjeve të qytetit të tyre të lindjes, Memphis. . Rikthimin e tij revista “People” e quajti  pikërisht si një prej hiteve të këngëtarit, “Sexyback”.

Këmisha me kuadrata, xhinse dhe çizme kauboj simbolizojnë jugun e Teneses. Sigurisht në koleksion nuk mungon as kapelja që identifikon Justin Timberlake.

Nuik e dimë se Էfarë e frymëzoi Justin t’i rikthehej modës. Ndoshta suksesi që Kanye West po bën me linjën e tij të modës, i dha një shtysë zotit Timberlake.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656