INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Timberlake i dedikon një këngë Jessica Biel:

Justin Timberlake i dedikon një këngë Jessica Biel: "Ti më ke mësuar se çfarë është dashuria" [VIDEO]

Publikuar më: 12:44 21-10-2017

Justin Timberlake përveçse se është një nga këngëtarët më të pëlqyer në muzikën botërore, ai njihet dhe si një njëri shumë romantik.

Urimi që ai i ka bërë bashkëshortes së tij me rastin e 5 vjetorit të martesës, ka mbushur mediat rozë.

Ai ka zgjedhur që përmes një videoje ti përcjellë disa fjalë zemre.

Një natë vonë në studio- PO, iu riktheva muzikës. Por, sot është një ditë akoma më e rëndësishme për mua pasi si sot 5 vite më parë unë u bëra burri më i lumtur në botë kur u betuam për dashurinë tonë me shoqen time më të mirë. Kjo këngë ishte kërcimi ynë i parë.

Për bukuroshen time, Jessica Biel: Ti më ke mësuar se çdo të thotë dashuria e vërtetë. Nuk mund ta them dot me fjalë se si kanë qenë këto 5 vite për mua. Kështu që, dëgjo melodinë sepse dashuria ime fshihet aty… Gëzuar përvjetorin e 5-të bashkëshortja ime. Një këngë për ty” shkruan Justin në urimin e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042037963867188