Këngëtari ka postuar në Instagram një mesazh prekës kushtuar idhullit të tij, ku tregon domethënien që ai kishte për të.
Prince ishte artisti që Justin ka idealizuar që kur ai ishte katër vjeç, njeriu me të cilin ai ka patur disa nga bisedat më të mrekullueshme, më për të qeshur rreth muzikës . Ai rrëfen gjithashtu se ikona e muzikës pop, ishte diku brenda çdo kënge që ai kishte shkruar deri tani. “Ne kemi humbur një nga muzikantët më të mëdhenj, por muzika e tij nuk do të vdesë”, kanë qenë fjalët përmbyllëse të Justin. Prince, 57 vjeç, u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar, në rrethana ende të paqarta!