INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin “tradhëton” Sofian, flirton me një vajzë misterioze [FOTO / VIDEO]

Justin “tradhëton” Sofian, flirton me një vajzë misterioze [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 21:37 31-08-2016

Justin Bieber dhe Sofia Richie nuk morën pjesë në MTV Music Awards për një udhëtim romantik në Meksikë. Por Sofia nuk ishte me Bieber mbrëmjen e së martës kur ai po shijonte një natë të “çmendur” në Hollywood-in Perëndimor. Ndoshta ajo nuk ka bërë mirë që e ka lënë vetëm këngëtarin 22 vjeçari, pasi ky i fundit është parë duke flirtuar me një brune bukuroshe pasi doli nga klubi.

Ai u largua me shoqëruesit e tij, por në dalje u ndalua për të biseduar me një vajzë misterioze, e cila dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të zi, dhe jo më kot i ka bërë përshtypje Bieber-it. Pasi buzëqeshën, u përqafuan duket sikur shkëmbyen numrat dhe më pas Justin u largua.

Nuk kemi dijeni se kush është kjo vajzë, të cilën Justin ndoshta e ka njohur më parë, por mbi të gjitha jemi kurioz çfarë po ndodh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024638175964355