Juventus duket se ka bërë ‘goditjen’ e parë në merkato. Edhe pse ende nuk është hapur zyrtarisht ‘dritarja’ e transferimeve të futbollistëve në Europë, sipas spanjolles ” Libero”, kampionët e Italisë kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin brazilian, Douglas Costa.
Ky i fundit nuk është i kënaqur me aktivizimin e paktë te Bayern Munchen dhe ka kërkuar largimin nga skuadra gjermane.
Pritet që Juventus të ofrojë 25 milionë euro për Douglas Costa-n, por pretendimet e Bayern Munchen për brazilianin janë më të larta se kjo shifër.