Juventusi fitoi me rezultatin 3-1 derbin me Torino i frymëzuar nga dy golat e sulmuesit Gonzalo Higuain. Një ndeshje e pasur me raste dhe emocione, dhe e con në +7 diferencën me Romën dhe Milanin, që i luajnë sot në mbremje ndeshjet e tyre për javën e 16 të Serisë A. Skuadra e Stefano Piolit tregon muskujt në përballjen e “San Siros” kundër Genoas duke fituar 2-0, Dy golat e Brozovic i kanë dhënë një fitore jetësore Interit ku ngjitet në renditje duke iu afruar më tepër zonës së Evropës.
Chelsea u rikthye në krye të klasifikimit të Premier League pas fitores së nëntë radhazi ndaj West Brom me rezultatin 1-0 me gol të sulmuesit kryesor Diego Costa. Ekipi i Jose Mourinho ka fituar një përballje tepër delikate duke e diskutuar fitoren deri në minutën e fundit. Manchester United i jep fund krizës në kampionat me një fitore morali ndaj Tottenham në “Old Trafford”. Mjaftoi një gol i armenit Henrikh Mkhitaryan për të thyer skuadrën e Pochetinos që bëri shumë pak për të dalë me të paktën një pikë nga teatri i ëndrrave, ku ngjitet në kuotën e 24 pikëve, 3 më pak se Tottenham dhe 6 larg zonës Champions League.