Juventus edhe sot e bëri detyrën në mënyrë perfekte në Champions League duke fituar 2-1 ndaj Monacos, pa vuajtur aspak presionin e ekipit francez. Vetëm 33 minuta zgjati ekuilibri në fushë, me sulmuesin Mandzukic i cili zhbllokoi takimin, teksa në minutën e 44-t Alves shënoi një supergol dhe mbylli gjithçka. Talenti Mbappe i shënoi Buffonit në minutën e 69-të, një shenjë e fatit, sepse gardiani italian ka pasur fjalë të shkëlqyera për yllin e ri të futbollit francez. “Zonja e vjetër” tashmë e ka mendjen vetëm te trofeu i madh, që e pret prej dy dekadash.