Juventusi ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League përballë Barcelonës.
Një rezultat i cili favorizon itlianët për të kaluar në gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm Europian për klube.
Në pjesën e parë ka qenë Dybala i cili ka realizuar dy herë, ndërsa m,e fillimin e pjesës së dytë Kielini i ka dhënë goditjen përfundimtare Bracelonës, duke realizuar edhe golin e tretë.
Pas kësaj humbjeje Barcelona tashmë ka treguar se është në krizë të thellë. Tranjeri i Barcelones Luis Enrique ka folur në një intervistë “flash” në “TV3”, pas humbjes 3-0 ndaj Juventusit. Trajneri katalanas ishte shumë i ashpër: “Jo vetëm rezultati, por loja në pjesën e parë ka qenë katastrofike. Ajo ishte si një e treta e ndeshjes PSG-Barça. Kjo është një gjë serioze, shumë serioze. Kemi për ta analizuar punën me topin dhe ndeshjen në përgjithësi. Sa i takon pozicionimit, disa gjëra ishin nën nivelin e kërkuar. Kjo është përgjegjësia ime, por intensiteti i veprimeve me top u mbetet lojtarëve. Kjo ndeshje u kthye në një makth për ne. Sidoqoftë, jemi mësuar me kësi dështimesh, nuk duhet të dorëzohemi. U munduam të bëjmë ndryshim dhe mendoj se loja shkoi më mirë në pjesën e dytë. Në këtë fraksion loje kemi qenë të barabartë, ose më të mirë se Juve”.