Juventus merkaton e verës që lamë pas ka bër edhe blerjen më të bujshme të kohëve të fundit, Cristiano Ronaldon për 110 milion euro.
Por mesa duket nuk do të përfundojë me kaq pasi presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka zbuluar për “Financial times” planet e ardhshme të klubit. Numri një i klubit torinez ka premtuar se shumë shpejt do të bëjë një blerje akoma më të mirë se Cristiano Ronaldo.
“Duhet të jemi në gjendje të blejmë një tjetër Cristiano Ronaldo, por në moshën 25-vjeçare. Do të programojmë një nga një hapat për të qenë numri 1 në botë.”, shprehet presidenti.