Janë përcaktuar edhe dy gjysmëfinalistet e fundit të Uefa Champions League dhe ato janë Juventus e Monaco.
Italianët i kanë bërë ballë mjaft mirë furisë së Barcelonës, të cilët nuk arritën asgjë më shumë se një barazim 0-0, duke u eleminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga dy ndeshjet. Ndeshja ishte shumë fortë, me katalonasit që qarkulluan topin gjatë 90 minutave, mirëpo mbrojtja e Juventusit ishte e pathyeshme.
Monaco është gjysëmfinalistja tjetër e Ligës së Kampionëve pasi mposhti Dortmundin në shtëpi me rezultat 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Serinë e golave e hapi Kylian Mbappe në minutën e tretë me ndihmën e Mendyt, më tej pas 17 minutave dyfishon rezultatin Falcao.
Shpresat për Dortmund i shtoi Marco Reus në minutën e 48, por që u shuan nga Germain në minutën e 81, duke mbyllur kështu rezultatin përfundimtar 3-1.
Rezultati i përgjithshëm 6-3 nga dy ndeshjet bën që Monaco të shijojë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë pas më shumë se një dekade prezence në këtë nivel të kësaj gare.
Shorti për ekipet gjysmëfinaliste hidhet me datë 21 prill.