Portieri i Kombëtares shqiptare ishte autor i një prove pozitive në barazimin 2-2 të Atalantës ndaj kampionëve. Ndalesa e parë e Juventusit këtë sezon në Serine A vjen për meritë të Etrit Berishës.
Portieri i kombëtares shqiptare ka arritur të shpëtojë portën e skuadrës së Atalantës duke pritur një penallti spektakolare në ndeshjen kundër Juventusit.
Bardhezinjtë kaluan në avantazh të dyfishtë, por skuadra e Etrit Berishës arrin të barazojë rezultatin, kur kanë mbetur edhe disa minuta për t’u luajtur.
Në minutën e 84-t Etrit Berisha bën mrekullinë, duke pritur penalltinë e Dybala.
Më herët, Inter fitoi 2-1 ndaj Beneventos falë një dygolëshi të Brozovic në vetëm 3 minuta distancë nga njëri-tjetri, por vuajti më shumë se parashikimi për të marrë 3 pikët ndaj debutuesve të serisë A.