Ndërkohë që po afrojnë ditët për Superkupën e Italisë të dielën kundër Lazio-s, në kampin e Juventus nuk janë të gjithë lojtarët në kushte optimale. Kampionët e Serie A duhet të bëjnë llogaritë me problemet fizike të kolumbianit Cuadrado që është në dyshim për sfidën e stadiumit “Olimpico”.
Për trajnerin Allegri shtohen kështu mundësitë që në repartin ofensiv pas krahëve të Gonzalo Higuain, të jetë Dagllas Costa. Blerja e re e kësaj vere ishte në balotazh me mesfushorin kolumbian, por tashmë favorizohet nga lodhja muskulare e shokut të ekipit që i jep një fanelë titullari.
Cuadrado gjithsesi do të përfshihet në grumbullimin ndaj Lazio-s dhe mund të fute në fushë në pjesën e dytë në një skemë 4-2-4-1 që trajneri Allegri shpreson se do ti japë trofeun. Pritet gjithashtu të mungojë portieri polak, zëvendësuesi Szczeny.