Juventus ka arritur më në fund të bëjë të tijin, mbrojtësin gjerman Benedikt Howedes.
Bardhezinjtë kishin arritur prej kohësh marrëveshjen me lojtarin, por negociatat me Shalke 04, nuk ishin aspak të lehta.
Howedes do të transferohet te bardhezinjtë me formulën e huazimit, kundrejt 3 milionë eurove dhe të drejtën e blerjes kundrejt 12 milionë eurove të tjera.
Howedes ishte kërkuar me ngulm nga Allegri, për të plotësuar vendin e lënë bosh nga largimi i Bonuccit drejt kuqezinjve të Milanit.
Me afrimin e gjermanit 29 vjeçar, merkatoja e Juventusit është pothuajse e mbyllur, ndërsa e vetmja pistë e hapur është ajo e sulmuesit të Lazios, Keita Balde.