Juventus ka filluar të festojë titullin, në dukje i hipotekuar tashmë. Pas fitores 3:0 kundër Palermos me probleme, torinezët tashmë ndodhen plot nëntë pikë larg vendit të dytë Napolit, teksa kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në përfundim të kampionatit. Por duke parë formën aktuale të Juve-s, Napoli-t do t’i duhej një mrekulli për t’i arritur në rënditje.
Khedira hap goleadën në pjesën e parë. Dhe dy gola rrufe nga Pogba dhe Cuadrado bënë që festa e titullit të fillojë në “Juventus Stadium”. Goli i Padoin në fund ishte qershia mbi tortë.
Kriza e Palermo-s vazhdon, dhe nëse vazhdojnë kështu, atëherë me siguri vitin tjetër do të luajnë në Seria B.