Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 përballë PSG-së, në një ndeshje mjaftë interesante. Zonja e Vjetër kaloi e para në epërsi me golin e Gonzalo Higuain në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë PSG barazoi me Guedes, ndërsa Marchisio i dha përsëri epërsinë Juves. Minutat e fundit ishin dramatik. Fillimisht Pastore e barazoi rezultatin, por Marchisio i dha fitoren Juvesme një penallti në minutat fundit.