INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Juventus nis shkëputjen, Napoli “ngec” me Palermo-n nderkohe qe humbasin Milan dhe Roma [VIDEO]

Publikuar më: 15:03 30-01-2017

E diela e Serisë A foli për Juventusin që u shkëput ndaj ndjekësve në kampionat. Bardhezinjtë fituan 2-0 në transfertë me Sassuolon dhe përfituan maksimalisht nga hapat fals të Napolit Romës dhe Milanit. Dy gola në pjesën e pare falë Higuainit dhe Khedirës, që shënuan në 25 minutat e para të ndeshjes. Tashmë Juventus ka çuar në 4 pikë diferencën me vendin e dytë, ndërkohë që ka luajtur një ndeshje më pak.

Napoli nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në “San Paolo” kundër Palermos, duke shpërdoruar një mundësi të artë për të kapur Roma-n në vendin e dytë.

Kuqezinjtë e Montella-s kanë humbur sërish, përballë Udinezës, me rezultatin 2-1, edhe pse kaluan të parët në avantazh, me anë të Bonaventurës në minutën e 8’, milanezët nuk ditën të ruajnë avantazhin, duke i dhënë mundësi Udinezes të shënojë dy herë dhe të marrë 3-pikëshin.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për kuqezinjtë, të cilët e kanë nisur keq vitin 2016, pasi në 4 ndeshje kanë marrë vetëm 4 pikë. Hap fals ka bërë edhe Roma, e cila është mundur me rezultatin 3-2, përballë Sampdorias. Verdhekuqtë kaluan dy herë në epërsi, por kjo nuk mjaftoi që të dilnin më pikë nga

Article Logic
Execution time: 0.0039980411529541