Ndoshta Italia mbeti jashtë botërori këtë vit, por futbolli Italian sigurisht që nuk mbetet vendnumëro.
Bëhet fjalë pikërisht për serine A, pikërisht për “Zonjën e Vjetër” Juventusin, e cila nuk ka ndërmend ta ndërpresë stilin e vet fitues, as në sezonin e ardhshëm.
Pas zyrtarizimit të Emre Can, “Zonja e Vjetër” ka bërë një tjetër goditje në merkato.
Bëhet fjalë për Joao Cancelo i cili ka mbërritur në Torino për të kryer testet mjekësore me Juventusin.
Mbrojtësi i Valencias ka mbërritur mbrëmë vonë në aeroportin në Torino për të kompletuar transferimin te skuadra kampione nga Serie A.
Cancelo pritet të jetë deri më tani përforcimi më i shtrenjtë i Juventusit, gjatë këtij afati kalimtar pasi kartoni i tij ka kushtuar 40 milionë euro.