IN SPORT
Juventus përgatit goditjen e madhe të merkatos

Juventus përgatit goditjen e madhe të merkatos

Publikuar më: 12:47 14-07-2017

Juventusi do t’i përdorë paratë nga shitja e Leonardo Bonuccit për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.

“Zonja e Vjetër” është duke kërkuar mesfushorë këtë verë, dhe deri më tani kanë transferuar vetëm anësorin e Bayern Munich, Douglas Costa.

Juve është duke e monitoruar Kroosin prej një kohe të gjatë dhe paratë e fituara nga shitja e Leonardo Bonuccit, që raportohet se do të transferohet në Milano, do t’i shpenzojë në gjermanin.

Por, SportMediaset shkruan se ky mund të jetë një tentim i kot për “Zonjën e Vjetër” pasi Zinedine Zidane nuk do të heqë dorë nga gjermani, teksa 70 milionë euro besohet të jetë vlera e 27 vjeçarit.

Edhe lojtari është i lumtur në Madrid, i cili përfiton 10 milionë euro në sezon dhe ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2022.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266