INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juventus refuzon 100 milionë euro, Pogba “fillon” cigaren

Juventus refuzon 100 milionë euro, Pogba “fillon” cigaren

Publikuar më: 09:29 20-07-2016

Pas Kampionatit Europian, Pogba po kalon disa ditë pushimi në Miami të SHBA, bashkë me sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.

Mediat britanike kanë kapur ‘mat’ Pogba i cili është fotografuar duke pirë cigare, shkruan ‘The Sun’.

“Sky Italia” dhe “The Guardian” kanë bërë të ditur se kampionia e Italisë në fuqi, Juventus, ka refuzuar një ofertë të parë prej 100 milionë eurosh nga ana e Manchester United për Paul Pogba. Mesfushori francez, 23 vjeç, ka fituar katër kampionate italiane radhazi me bardhezinjtë. Pas refuzimit të ofertës nga e torinezëve, sipas shtypit italian, lojtari i ka kërkuar klubit shitjen e tij.

Pas katër sezonesh, katër kampionatesh, dy Kupa të Italisë dhe tri Superkupa, Paul Pogba ka vendosur të largohet nga Juventus. Nuk është zyrtare, por nuk ka më asnjë dyshim: mesfushori francez i ka komunikuar Beppe Marotta-s dëshirën e tij për t’u kthyer tek United. Sinjalet e para kanë ardhur nëpërmjet menaxherit Mino Raiola, i cili ka nisur, në këtë mënyrë, një mundje krahu mes lojtarit dhe klubit që nuk donte dhe nuk do ta shesë. Por Paul nuk është tërhequr mbrapa dhe ka bërë të ditur se aventura e tij në Itali ka përfunduar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324