INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Juventus “rrëmben” fitoren mposht Inter-in me një supergol [VIDEO]

Publikuar më: 15:37 06-02-2017

Një supergol i Juan Cuadrados i ka mjaftuar Juventusit për të mposhtur Interin në ndeshjen e njohur si Derbi i Italisë. Cuadrado realizoi në minutën e 45-të golin e vetëm për fitoren 1 me 0 të “Zonjës së Vjetër” që vazhdon të marshojë e sigurt drejt titullit të Seria A. Milani po mësohet me humbjet. Kuqezinjtë pësuan disfatën e 3-të radhazi në Serinë A , pasi u mundën nga Sampdoria në San Siro me rezultatin 0-1.
Pas fitores në javën e 23-të, Juventusi kryeson në renditje me 54 pikë, 6 më shumë se ndjekësi i afërt Napoli.

Në Premier Ligën Angleze, Manchester Unitedi i është kthyer fitoreve, pas tre barazimeve të njëpasnjëshme . “Djajtë e Kuq” mposhtën 3 me 0  kampionin Leicester duke e thelluar krizën e befasisë së vitit të shkuar. Henrikh Mkhitaryan hapi serinë e golave në minutën e 42-të, dy minuta para se Zlatan Ibrahimoviq të dyfishonte epërsinë për ekipin e Jose Mourinhos. Në pjesën e dytë Juan Mata shënoi për fitoren bindëse të mysafirëve që i afrohen ekipeve në top-katërshe.
Unitedi tani ka 45 pikë në pozitën e gjashtë në tabelë, një më pak se Liverpooli që është i pesti e dy më pak se Arsenali që mbyll top-katërshen. 59 pikë ka lideri i tabelës Chelsea.

Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369