Juventus tashmë është kthyer në një makineri që merr përpara çdo gjë që i del. Në mbrëmjen e sotme skuadra bardhezi ka mposhtur skuadrën e Milanit në një mbrëmje të “çmendur” duke përmbysur rezultatin. Ndeshja mes tyre u mbyll me rezultatin 1-2, teksa skuadra e Allegrit ishte më dominuese në çdo aspekt. Kuqezinjtë e Mihajlovic kaluan të parët në avantazh me anë të Alex ne minutën e 18′ pas një goditje të saktë me kokë, por vetëm 9′ minuta më pas, Mario Mandzukic barazoi shifrat në 1-1.
Me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë, teksa në fraksionin e dytë përmbysjen e madhe e realizoi Paul Pogba me golin e tij në minutën e 65′ do t’i dërgonte shifrat në 1-2, për t’i dhënë një fitore të çmuar Juventusit në rrugën drejt titullit, por gjithashtu duke i dhënë edhe një mesazh Milanit për finalen e Kupës.