Kampionët e “Serisë A” në Itali kanë transferuar në formë huazimi sulmuesin e talentuar shqiptar, Andi Zeqiri nga FC Lausanne-Sport, i cili do të luajë me të rinjtë e Juventusit. 17 vjeçari shqiptar u transferua një vit më parë te ekipi zviceran FC Lausanne-Sport nga Team Vaud, ndërsa këtë sezon do të kalojë në formë huazimi në Itali. “Është nder të njoftojmë se sulmuesi i ri Andi Zeqiri është huazuar te Juventusi me të drejtë blerje në fund të edicionit. Klubi italian ka treguar dëshirë të madhe për të punuar me Andin”, shkruhet mes tjerash në komunikatën e FC Lausanne-Sport.
Andi Zeqiri do të jetë pjesë e ekipit U-19 të Juventusit për sezonin 2016/17.